Është zhvilluar ditën e djeshme konferenca e 10-të e BDMEG OMONOIA, ku u zgjodh kryetar i ri i Organizatës, Vasilis Kajos. Reth 300 delegatë nga të gjitha Degët e Organizatës: Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Korçës, Himarës, Vlorës, Tiranës por edhe atyre në Athinë dhe Thesaloniki, rikonfirmuan pjesëmarrjen në këtë organizim politik autonom të Minoritetit Etnik Grek.
Sipas njoftimi nga zyra e shtypit të OMONIA-s, thuhet se konferencën e përshëndetën në emër të Ambasadores së Greqisë në Tiranë znj. Eleni Sourani, Atasheu i çështjeve politike z. Grigoris Delavekouras, deputeti i Thesprotisë z. Vasilis Jojakas, në emër të Nea Dhimokratia dhe Kryetarit të saj z. Kyriakos Mitsotakis, z. Michalis Kasis në emër të Lëvizjes për Ndryshim si edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Arben Ristani, ndërsa vihet re mungesa e përfaqësuesve nga qeveria e Tsipras-it.
Vasilis Kajos u zgjodh si Kryetar i Organizatës me 241 nga 300. Gjithashtu u zgjodh gjithashtu edhe Këshilli i Përgjithshëm me përbërje të analogjizuar nga të gjitha Degët.