Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zgjedhjet në PD/ Basha rikonfirmohet kryetar me 80% të votave, Shehaj 15%

by mapo.al
14/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Lulzim Basha ka arritur të marrë 32,882 vota nga 41,095 zgjedhës që morën pjesë. Agron Shehaj ka qenë rivali më i afërt i Bashës me 15 % të totalit, ose 6038 vota, i cili ka arritur të fitojë në degën e Selenicës dhe pati performancë të mirë në Vlorë dhe shumë degë të Jugut kryesisht. Në disa fletë votimi është kërkuar dhe kthimi në krye të PD-së i liderit historik të partisë, Berisha. Ky i fundit, zhvilloi një takim prej dy orësh në zyrën e kryetarit aktual menjëherë pasi votoi. Tabela e plotë e shpërndarjes së votave të kandidatëve në të gjitha degët e vendit

Partia Demokratike ka zhvilluar dje votimin me anë të parimit një anëtar-një votë, dhe ashtu siç pritej Lulzim Basha, kryetari aktual, ka fituar me diferencë votash ndaj kandidatëve të tjerë. Ai ka arritur të marrë 32,882 vota nga 41,095 anëtarë që dolën në votime, ose 80 %. Më shumë se 34 mijë anëtarë nuk kanë preferuar të marrin pjesë në proces. Agron Shehaj kandidati më i afërt arriti të marrë 5186 vota, ose 15.55% ndërsa Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë arritur të sigurojnë përkatësisht, 2.45 dhe 2% të votave.



Surprizë mund të quhet vetëm gara në bashkinë e Selenicës në Vlorë, ku kandidati Agron Shehaj ka fituar me një diferencë prej 17 votash. Procesi përgjithësisht ka shkuar i qetë pavarësisht pretendimeve të kandidatëve të tjerë për parregullsi. Gjithsesi, kandidati Agron Shehaj, është shfaqur si një rival i fortë brenda së djathtës, ndërsa numri i votave që kanë marrë Harxhi dhe Kadilli ka rezultuar i papërfillshëm.

Rivalët
Agron Shehaj ka rezultuar më i pëlqyer në jug të vendit. Përveç Selenicës, ai është shfaqur një kandidaturë e fortë dhe në Vlorë, ku Basha ka arritur të marrë vetëm 40 vota më shumë se ai. Nga rezultatet paraprake në këtë degë, Basha ka marrë 370 vota, ndërsa Agron Shehaj ka marrë 329 vota. Por i fortë deputeti është shfaqur dhe në Berat ku ka arritur të sigurojë 233 vota kundrejt 376 votave të Bashës. Po ashtu dhe në degën e Himarës, ku ka marrë 35 vota kundrejt 52 votave që ka marrë Basha. Një rezultat të kënaqshëm mund të thuhet se ka arritur dhe në Durrës, ku në dy qendra votimi ka arritur të sigurojë 270 vota, gjithsesi shumë larg rezultatit të kryetarit aktual që ka arritur të sigurojë 1276 vota.

Një performancë të dobët, Shehaj ka shfaqur në njësinë numër 5 në Tiranë ku ishte caktuar dhe drejtues politik, në të cilën ka arritur të sigurojë vetëm 94 vota kundrejt 567 votave që ka marrë Basha. Me sa duket strukturat e kësaj njësie kanë pasur rezerva në lidhje me performancën e shfaqur karshi tyre nga zoti Shehaj. Një performancë të dobët Shehaj ka shfaqur përgjithësisht në të gjitha degët e Tiranës, megjithëse në listat e deputetëve ishte kandidati më i votuar pas Bashës në kryeqytet.

Fraksionet
Gjithsesi nga panorama e rezultateve paraprake shihet një fitore e padiskutueshme e Bashës, por rezultati i dalë nga kutitë e votimit tregon dhe një panoramë se si po shkojnë gjërat në bazën e PD-së. Natyrisht nuk ka pse fshihet fakti që në pozitat që është Basha ka qenë më i favorizuari në garë, dhe në rast se do kish dhënë dorëheqjen mund të kishim një panoramë ndryshe. Por duket qartazi se dhe pakënaqësia për rezultatin e 25 prillit nuk mungon.

Pra, në rast të një fraksioni, kjo do i hapte jo pak probleme kryetarit të sapozgjedhur, i cili do të drejtojë PD dhe për katër vite të tjera. Qoftë Shehaj, Kadilli apo Harxhi shfaqën pakënaqësi përgjatë ditës së djeshme për mënyrën se si po menaxhohej procesi. Ndërkohë një fenomen tjetër që u vu re pas numërimit ishte se jo pak anëtarë e kishin bërë fletën e pavlefshme duke shënuar në të emrin e liderit historik të PD Sali Berisha. Ky i fundit pas votimit rikonfirmoi dhe një herë se vazhdon t’i qëndrojë ambicies për t’u kthyer në krye të PD-së, ndërsa zhvilloi dhe një takim prej dy orësh me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit. Pra, pavarësisht mbylljes së zgjedhjeve brenda partisë, dallgët për Bashën duket se nuk janë qetësuar.

Tags: agron shehajEdith Harxhifatbardh kadilliLulzim Bashazgjedhjet ne pd

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Nga korriku, hidhet në treg edhe kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

Nga korriku, hidhet në treg edhe kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In