Ish-kreu i PD-së Sali Berisha mësohet se po zhvillon një takim me kryetarin në detyrë Lulzim Basha, ndërkohë që vijon procesi i zgjedhjeve për drejtuesin e ri të demokratëve.
Raportohet se Berisha ndodhet prej më shumë se dy orësh në zyrën e kryedemokratit Basha.
Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.
Rreth orës 19:30 do të nisë procesi i numërimit të votave dhe brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet të dalë rezultati.