Aktualitet

Zgjedhjet në PD – Jemin Gjana: 75 mijë e 67 anëtarë kanë të drejtë vote














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 27/05/21 |
mapo.al

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemin Gjana, ka bërë me dije se 75 mijë e 67 anëtarë të partisë kanë të drejt vote.






Në një deklaratë për mediat, Gjana tha se Komisioni tashmë ka përcaktuar dhe kalendarin e ecurisë së procesit zgjedhor, kur kanë mbetur edhe 17 ditë për të nisur votimet.


Gjana tha se një ditë më parë është zhvilluar dhe një diskutim për kërkesën e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike, për listën e anëtarëve dhe tha se për të dhënat personale do të respektohet ligji.







Kështu, të dhënat personale, janë sensitive dhe do të përdoren vetëm nga personat e autorizuar.




“Komisioni Zgjedhor për Kryetarin e PD plotësohet me 4 anëtarë. Secili kandidat ka 1 përfaqësues të tij në komision. Komisioni miratoi kalendarin e ecurisë së procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues. Kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit në të gjithë vendin. Ata do të trajnohen me ndihmën e fondacionit Konrad Adenauer.



Modalitetet e fletës së votimit do të përcaktohen deri në datën 6 qershor, ndërsa deri në dt 7 qershor caktohen vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve. Materialet e votimit do të tërhiqen nga kryetari komisionit të votimit dhe secili kandidat ka të drejtë të vendosë një shoqërues për materialet e votimit në çdo degë. Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive perosnale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë provesin të besueshëm dhe transparent,”- tha Gjana ndër të tjera.

Lexo edhe :  VIDEO/ Gledis Nano emëron drejtuesit e rinj të Policisë në qarqe (EMRAT)

Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat dhe janë të lirë të nisin takime në 61 degët e PD dhe kanë afat deri më 11 qershor.

1


Etiketa: , , , ,

Pas