Sot u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Votimi u hap në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundoi rreth një orë më parë, në 19:00.
Sakaq, janë siguruar edhe rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetar në PD. Nga shifrat e para del se kryetari aktual Lulzim Basha kryeson bindshëm në të gjitha qendrat e votimit.
Në disa qytete ka përfunduar procesi i numërimit shumë shpejt, kurse kryesisht në qytetet e mëdha vijon.
Në garën për kryetar në PD garojnë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.