Aktualitet

Zgjedhjet në PS/ Garon i vetëm, por nuk fiton dot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:31 - 11/01/20 |
mapo.al

Dështon procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste në Pukë, pasi nuk u kalua dot pragu prej 50%.


Në garë ishte vetëm një kandidaturë, ajo e Marash Kolaj, që është edhe kreu aktual i PS.


Procesi zgjedhor u monitorua nga delegati i PS-së, Alfred Peza.


Në orën 16:00 pritet të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e PS në Vaun e Dejës. Në garën për kryetar të Partisë Socialiste janë Kristian Shkreli dhe Elvis Preçi.


Ndërkohë nuk do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër.

Për shkak të problemeve të brendshme të socialistëve në këtë Bashki, PS pritet të komandojë kryetarin e kësaj dege si drejtues.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas