Me maskë, të pajisur me doreza dhe duke zbatuar masat e distancimit fizik studentët votojnë sot për organet drejtuese në Universitete.
Mëngjesin e sotëm ka nisur zyrtarisht votimi për të gjitha postet kryesore drejtuese, nga departamentet, te Rektori.
Kandidat për rektor janë Artan Hoxha nga Fakulteti i Drejtësisë, Mimoza Hafizi nga Shkencat e Natyrës dhe Kozeta Sevrani nga Fakulteti Ekonomik.
Rektori aktual i UT-së Mynyr Koni, nuk ka kandiduar dhe nuk e ka njohur Këshillin Institucional Zgjedhor, veprimet e të cilit i cilësoi si të kundërligjshme për shpalljen e zgjedhjeve në periudhë pandemie.