Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zgjedhjet / Numërimi vazhdon, diferenca ngushtohet

by mapo.al
27/04/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Ende nuk ka mbaruar numërimi i votave të zgjedhjeve të së Dielës, të cilat janë zyrtarisht edhe sot pa fitues. Deri dje në darkë, PS ruajti epërsinë, por diferenca me PD u ngushtua. Sot besohet se mbaron procesi dhe shpallet partia fituese e zgjedhjeve

Ka vijuar dhe dje numërimi i kutive të votimit në të gjithë vendin. Me ritme më të ngadalta ka ecur Tirana dhe Durrësi, ndërsa tërësisht ka përfunduar numërimin qarku Kukës, ku është shpallur fituese Partia Demokratike me më shumë se 62 % të votave. Kur kanë mbetur diçka më shumë se 1400 qendra votimi pa numëruar vihet re një trend fitues i Partisë Socialiste me rreth 73 mandate, ndërsa PSD rrotullohet rreth 3 mandateve. Gjithsesi, pritet rikuperim të mandatave të opozitës në kutitë e mbetura, sidomos në Durrës, Vlorë, Tiranë, Vlorë apo Gjirokastër. Në rast se opozita do të rikuperojë dhe 3 mandate, sërish mazhorancës i duhet të bërë koalicionin me partinë e zotit Doshi, i cili dje dha dorëheqjen nga mandati, pas projeksioneve të para.

Luhatjet

Përgjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur ulje-ngritje nga të dyja kampet. Fillimisht, u vu re një fitore e PS në Dibër, që u rikuperua më vonë, e cila kryesonte me një mandat për gjatë gjithë ditës. Rezultati u përmbys, në 3-2 për Partinë Demokratike në orët e vona në të darkës, që gjithsesi vazhdoi ta ruajë atë dhe më pas. Deri në orën 23 PD kishte arritur të siguronte 59 deputetë, pas marrjes së një deputeti nga ana e PSD në Shkodër, që e zbriti rezultatin në 5 për PD. Në këtë qark kanë mbetur dhe diku më shumë se 70 kuti pa u numëruar nga 250 gjithsej dhe në rast se PD arrin të rikuperojë mandatin e saj, atëherë ky do i duhet t’i zbritet PS ose, PSD t’i rikthejë mandatin që i mori.

Mandatet

Në qarkun më të madh Tiranë, mazhoranca e vetme ka marrë 18 mandate, kundrejt 17 të koalicionit PD- LSI. Por avantazh sërish në këtë qark i jep një mandat i marrë nga ana e PSD e cila e çon PS në 19 mandate. Gjithsesi në Tiranë deri në orën 23 kishin mbetur dhe rreth edhe 566 kuti pa numëruar. Një garë interesante po zhvillohet dhe në Korçë, ku LSI-së i duhen dhe pak vota për të arritur mandatin, çka do e përmbyste rezultatin në këtë qytet. Një mandat pritet që opozita ta rikuperojë dhe në Durrës, çka e bën diferencën tepër të ngushtë mes dy kampeve politike, pavarësisht se tendenca e deri më tanishme duket se favorizon mazhorancën. Një rezultat të kënaqshëm, PD duket se ka arritur në Elbasan, ku ka mundur të marrë 6 deputetë nga 3 që mori në vitin 2017. Gjithsesi në këtë qark deri më atë kohë kishin mbetur dhe rreth 70 kuti të panumëruara.

Tensionet

Por dita e djeshme nuk ka kaluar pa tensione në disa KZAZ. Kështu për shembull në Shkollën “1 Maji”, në vendnumërimin e votave, ka pasur një konflikt fizik mes vëzhguese të PS-PD, për shkak të disa votave të pavlefshme. Deputetja e opozitës, Oriola Pampuri, u shpreh se vëzhguesi i PD u sulmua nga persona të paidentifikuar, dhe për këtë do bëhet kallëzim penal. Pikërisht për shkak të njoftimeve për acarimin e situatës, ambasadorja amerikane Yuri Kim, së bashku me stafin e ambasadës ka shkuar në Elbasan për të ndjekur nga afër procesin e numërimit, dhe për të monitoruar situatën atje ka lënë pjesëtarë të stafit të saj. Njoftimet ishin, se persona të panjohur vinin rrotull KZAZ-së dhe kërcënonin komisionerët.

 

Alfred Rushaj: Vëzhguesit dhe numëruesit të mos tjetërsojnë vullnetin qytetar

Nga selia blu, drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj deklaroi se orët në vazhdim do të sjellin surpriza të pakëndshme për kundërshtarët politikë. Ai u bëri thirrje komisionerëve të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim, ndërsa shtoi se qytetarët kanë votuar për ndryshimin.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot (dje), pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.

Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilësdo parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshi mirë!”, -u shpreh Rushaj.

Tags: procesi i numerimit te votavezgjedhjet

JU SUGJEROJME

Identifikohen dy shqiptarët që u gjetën të plagosur në mes të rrugës në Itali
Bota

Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë

05/07/2022
Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë
Kosova

Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë

05/07/2022
Fytyra i merr flakë në pak sekonda, shfaqja me pishtarë e ndezur shkon keq
Bota

Fytyra i merr flakë në pak sekonda, shfaqja me pishtarë e ndezur shkon keq

05/07/2022
Një defekt teknik shkaktoi zjarr, merr flakë makina në ecje, shkrumbohet totalisht
Aktualitet

Një defekt teknik shkaktoi zjarr, merr flakë makina në ecje, shkrumbohet totalisht

05/07/2022
Next Post
Përfundon numërimi në Pustec, ja sa vota morën PS, PD dhe LSI

Përfundon numërimi në Bashkinë e Pogradecit, ja rezultati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë
  • Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë
  • Fytyra i merr flakë në pak sekonda, shfaqja me pishtarë e ndezur shkon keq
  • Një defekt teknik shkaktoi zjarr, merr flakë makina në ecje, shkrumbohet totalisht
  • Rreth 200 policë në qeli për 6-të muajt e parë të vitit 2022



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In