Kryesore

Zgjedhjet/ Partnerët, mesazh Ramës: Asnjë ndryshim tjetër pa PD





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:59 - 24/07/20 |
mapo.al

Reagimi i ndërkombëtarëve pas votimit në Parlament të marrëveshjes së 5 Qershorit ishte i menjëhershëm dhe i qartë. Çdo ndryshim tjetër, të bëhet me konsensusin e PD. Rama merr kështu paralajmërim për 31 korrikun


Komuniteti ndërkombëtar, i ka kërkuar në unison kryeministrit Rama, që çdo ndryshim që kërkon t’i bëjë procesit zgjedhor në Kushtetutë ose kod, të marrë dhe mbështetjen e opozitës në Këshillin Politik. Një ditë më parë Rama do shprehej se Këshilli e ka përfunduar misionin, por duket se s’janë të të njëjtit mendim partnerët.


Ambasada e SHBA, Komisioni Evropian, OSBE/ODHIR, Komisineri për Zgjerimin në KE, Ambasadori Gjerman kanë dhënë një paralajmërim të qartë për atë çka synon Rama të arrijë në 30 korrik, me deputetët zëvendësues të listave të opozitës në parlament. Këto deklarata erdhën menjëherë pas votimit në parlament të marrëveshjes së 5 qershorit.


Ndërkombëtarët
Ambasada Amerikane, ka qenë e para që ka reaguar me anë të një deklarate menjëherë pas votimit.


Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Komisioni Evropian nga ana e tij, ka tërhequr vëmendjen, duke u shprehur se ndryshimet e tjera zgjedhore nuk duhet që të prekin marrëveshjen e 5 qershorit, të cilin e cilëson si një hap më tej në rrugën drejt integrimit.

Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demonstruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit”, deklaron Komisioni Europian.

Për komisionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi, marrëveshja nuk duhet të tjetërsohet nga ndryshimet shtesë në Kodin Zgjedhor, dhe për këtë bën thirrje për një proces gjithëpërfshirës. “Mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kyç të Këshillit të Evropës. Për çdo ndryshim shtesë, u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos tjetërsohen”, thotë Varhelyi.

Në të njëjtën frymë ka qenë dhe deklarata e OSBE-ODIHR, por dhe ajo e ambasadorit gjerman në Tiranë, të cilët ashtu sikundër KE dhe Ambasada e SHBA-së, kërkon mosndryshimin e marrëveshjes, dhe gjithëpërfshirjen në diskutime në Këshillin Politik.

Opozita
Ashtu siç ishte parashikuar Rama e kaloi pa probleme marrëveshjen e 5 qershorit, madje me shumë më tepër vota se i duheshin, duke ngritur dyshim mbi pretendimet se ndryshimet kushtetuese vijnë si pasojë e pamundësisë për të plotësuar votat në parlament. Marrëveshja mori 99 vota pro, nga 84 që i duheshin. Pavarësisht kësaj, opozita e bashkuar me anë të një deklarate është shprehur e gatshme të vijojë dialogun politik, por pa cenuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cenuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, thuhet në deklaratën e opozitës së Bashkuar.

Gjithsesi në mbledhjen e djeshme ku ajo mori pjesë nuk ka pranuar të diskutojë në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Përfaqësuesi i PD në Këshill, Oerd Bylykbashi tha se në mbledhje është dakordësuar për pjesën tjetër të marrëveshjes që ka të bëjë me veprat penale zgjedhore. Sipas tij, mazhoranca është e interesuar të mos lejojë qytetarët të votojnë në bazë të ofertës publike, me qëllimin për të shkuar drejt pazareve me dyer të mbyllura.

“Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ata kërkojnë që t’u heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë te pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.


Etiketa: , , ,

Pas