Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike janë propozuar të mbahen më datë 13 qershor. Në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani, ndërsa ndihmës do të jenë Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, ndërsa më 23 maj paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.
Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin.
Përveç propozimit për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi ka propozuar edhe analizën e punës në mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi.
‘Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë.
16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”– ka deklaruar Bardhi.
Sot gjatë mbledhjes në PD, kryedemokrati Basha dhe Fatbardh Kadilli kanë pasur debat. Kadilli i ka kërkuar Bashës dorëheqjen e parevokueshme dhe të mos kandidojë sërish për të qenë në krye të PD. Ndërsa Basha ka thënë se çdokush që dëshiron të kandidojë, le të shpalosë platformën e tij.
LEXO EDHE:
“Problemi i PD” – Kadilli: I vendosur për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës