Aktualitet

Zgjedhjet/ Pikat që do hetojë komisioni parlamentar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 01/10/21 |
mapo.al

Në kërkesën e Partisë Demokratike renditen si çështje për t’u hetuar “mbyllja e kufijve, që të mos votonin emigrantët”, “legalizimi”, “ndarja e ndihmës ekonomike para kohe dhe zgjatja e kësaj liste”, “punësimi i 13 mijë personave me kontrata të përkohshme”, “asfalti elektoral para dhe gjatë fushatës zgjedhore”, “5-fishimi i tenderave dhe koncesioneve”, “ndarja e dëmshpërblimeve për tërmetin disa javë para zgjedhjeve”, si dhe “çështja e patronazhistëve, që shpërdoruan të dhënat personale të 910 mijë shtetasve”.






Partia Demokratike  ashtu siç kishte paralajmëruar dorëzoi dje në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar mbi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.


Në kërkesën e Partisë Demokratike renditen si çështje për t’u hetuar “mbyllja e kufijve, që të mos votonin emigrantët”, “legalizimi i 10 mijë ndërtime të paligjshme para zgjedhjeve”, “ndarja e ndihmës ekonomike para kohe dhe zgjatja e kësaj liste”, “punësimi i 13 mijë personave me kontrata të përkohshme në fushatë zgjedhore”, “rritja e pagave të administratës publike”, “asfalti elektoral para dhe gjatë fushatës zgjedhore”, “5-fishimi i tenderave, prokurimeve dhe koncesioneve”, “ndarja e dëmshpërblimeve për tërmetin disa javë para zgjedhjeve”, si dhe “çështja e patronazhistëve, që shpërdoruan të dhënat personale të 910 mijë shtetasve”.







Byroja e Kuvendit ka tani 5 ditë afat për ta shqyrtuar kërkesën dhe për ta kaluar për votim në seancë plenare. Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit Partia Socialiste fitoi 74 deputetë dhe një mandat të tretë qeverisës. Ndërsa Partia Demokratike mori 59 mandate. Dy parti më të vogla morën LSI 4 deputetë dhe PSD 3 mandate.




Partia Socialiste i ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke theksuar se e fitoi mandatin e tretë qeverisës falë mirëqeverisjes së vendit gjatë tërmetit të 2019 dhe Pandemisë së 2020. Në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, OSBE/ODIHR vlerësoi se “në zgjedhjet e 25 prillit, votuesit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor, që respekton liritë themelore”.



Por në raportin e vëzhguesve kritikohet Partia Socialiste në pushtet se “mori avantazhe të konsiderueshme nga të qenit në pushtet, përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga shpërdorimi i burimeve të administratës publike”.

Sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve “pretendimet për shitblerje votash qenë të vazhdueshme gjatë fushatës. Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem”. Raporti vë në dukje se përbënin shqetësim “ofrimi i stimujve dhe presioni i pretenduar ndaj nëpunësve civilë’ si dhe “rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve”

Deklarata

Kryetari i këtij komisioni i propozuar nga PD, do jetë Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për median ai u shpreh se ky komision vjen pasi denoncimet e kryera nga PD në prokurori nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje. Alibeaj u shpreh se ky komision do të hetojë një sërë çështjes, që sipas tij faktojnë masakrën, duke filluar nga përdorimi i administratës, fondet për ndihmën ekonomike, për tërmetin dhe patronazhistët, të cilët ai i quajti si “qershia mbi tortë”.

“Do të hetohet rritja e pagave të administratës, 63 milionë nga paratë e buxhetit të shtetit. Njerëz që nuk japin asnjë shërbim gjatë periudhave jashtëzgjedhore, përveçse në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren. Do të hetohen 120 milion të asfaltit elektoral. Në këtë periudhë të shkurtër për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Do të hetohen 500 milion tendera, koncesione. Në vitet e tjera ka qenë një mesatare prej 160 milion.

Do të hetohet 125 milion euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqësisht dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë vetëm disa javë para zgjedhjeve 125 milion euro u shpërndan edhe te ata që nuk e kishin një fatkeqësi të tillë. kjo është një masakër zgjedhore. Do të hetohet edhe qershia mbi tortë. Do të hetohet spiunazhi moderne, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit të patronazhistëve. Në 2021 rikthehen edhe njëherë makthet e para ’90.  Ky ishte një detyrim jo vetëm politik i opozitës. Është një imperativ social, çdo shqiptar e di atë që ka ndodhur në 25 prill,” u shpreh ai.

Pikat e hetimit

  • Qëllimi: Kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis Shtetit dhe Partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
  • Objekti: (a) verifikimin e mbrojtjes dhe përdorimit të të dhënave personale (patronazhistet) nga shteti dhe Partia Socialiste për qëllime elektorale;
  1. b) verifikimin e përdorimit të fondeve publike, për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019;

(iii) (c) verifikimin e ligjshmërisë së legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale; ( ) verifikimin e punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.

(iv) Përbërje: 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë do t’iu përkasin grupeve parlamentare të opozitës dhe tetë anëtarë grupi parlamentar të mazhorancës.

(v) Afat: 3 muaj nga krijimi i Komisionit Hetimor.

  1. Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.
1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas