Një ditë pas mbledhje së Kryesisë, Partia Socialiste ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e saj në Bashkinë e Selenicës. Bëhet me dije se kandidati me të cilën PS kërkon fitoren më 30 qershor është Pëllumb Binaj. Mes dy emrave të tjerë, Simbol Preza ose Vullnet Sinaj, të cilët ishin dy nga emrat e PS për këtë Bashki, Binaj ka dalë fitimtar. Kujtojmë që Kryesia e PS zyrtarizoi dje kandidatët për 58 bashki, ndërsa pa një emër zyrtar mbeten bashkia e Peqinit dhe Hasi.
Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.
KANDIDATI I RILINDJES ESHTE HUMBES I SIGURTE. SEPSE AI DHE SOJI I ATJ KANE NE GEN URREJTJEN, LUFTEN E KLASAVE, PO DHE AI P.B NUK KA ASNJE LIDHJE ME BASHKINE NE FJALE. KU, KA LINDUR, KA JETUR, RRITUR SKA ASNJE LIDHJE ME ATE BASHKI. PO EDHE KRYEBASHKIAKU AKTUAL ESHTE IR I ASAJ KRAHINE DHE I CMAUR NGA GATI 50 FSHATRAT DHE I VOTUAR EDHE KUR KA QENE NE OPOZITE ME VOTA TE SHUMTA. AI ESHTE BURREROR, I BESES, I ZAKONIT.