Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zgjedhjet – Qeveria nuk e do Opinionin e Venecias, shmang takimin

by mapo.al
24/11/2020
in Kryesore, Politika
0

Qeveria shqiptare ka shtyrë pa arsye të njohura deri tani, takimin me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, në kuadër të përgatitjes së Opinionit për ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Kodi u miratua nga mazhoranca, pavarësisht apelit të fortë të Eurodeputetëve dhe BE-së, duke rrezikuar kështu çeljen e bisedimeve me BE-në. Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, kanë vijuar ndërkohë dje, dhe do të kenë edhe sot takime me Opozitën, Presidentin, KQZ-në dhe organizata të shoqërisë civile.

Komisioni i Venecias ka nisur dje konsultimet me palët e interesuara në Tiranë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në këto konsultime, që i paraprijnë përgatitjes së opinionit përfundimtar të Venecias që pritet të merret më 15 dhjetor, kanë marrë pjesë presidenca dhe opozita, por jo mazhoranca qeverisëse.



Gazeta MAPO mësoi dje se përfaqësuesit e qeverisë kishin kërkuar një shtyrje të mëparshme të takimit me përfaqësues të Komisionit, dhe më tej kanë kërkuar një shtyrje të dytë duke krijuar kështu pengesa në punën e këtij organizmi, që prej afro 2 vitesh është kthyer në një “Gjykatë Kushtetuese” për përplasjet institucionale në Tiranë, ku kjo gjykatë nuk është funksionale. Gazeta MAPO mësoi se Komisioni i Venecias ka kërkuar takim me përfaqësues të Qeverisë dhe Opozitës në datën 16 Nëntor.

Meqenëse qeveria nuk e konfirmoi, takimi u shty për në datat 23 dhe 34 nëntor. Sërish qeveria nuk ka konfirmuar. Komisioni ka kuptuar se mazhoranca është e interesuar ta zvarrisë Opinionin e Venecias, dhe ka nisur punën me palët që e kanë konfirmuar takimin, pra me Opozitën, Presidentin dhe Organizata të Shoqërisë Civile. Komisioni është vënë në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Ilir Meta, i cili e ktheu kodin e ndryshuar në Kuvend, por dekreti i tij u rrëzua me shpejtësi nga mazhoranca.

Ndryshimet në Kod dhe në Kushtetutë, u bënë nga qeveria në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e Opozitës, dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit, siç nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 3 dekada. Më herët, Rama qe shprehur se ai e mirëpret gjithnjë opinionin e Komisionit të Venecias, por, siç tha, jo për zgjedhjet që po vijnë të 25 Prillit, por për zgjedhjet e tjera.

Pengesa nga qeveria shqiptare
Pasi nxitoi të rrëzonte dekretin e Metës dhe të mos priste një opinion zyrtar të “Venecias” pavarësisht apelit nga Brukseli, qeveria shqiptare ka tentuar të pengojë punën e këtij komisioni. Një vonesë e pajustifikuar e autoriteteve shqiptare, ka bërë që Komisioni i Venecias ta shtyjë takimin për në datat 23-24 Nëntor. Për këtë qëllim, të gjitha institucionet kanë marrë një kërkesë për takime në datat 23-24 Nëntor, përfshirë edhe Kuvendin dhe Kryeministrin.

Por dhe këtu Komisioni i Venecias është gjetur përpara një surprize, siç i thanë gazetës MAPO, burime të besueshme. Ndërsa Presidenca, Opozita (PD dhe LSI), KQZ dhe shoqëria civile janë dakordësuar për takimet për në datat e propozuara nga Komisioni i Venecias, Kuvendi dhe Kryeministri Edi Rama duket se ende nuk kanë konfirmuar, duke kërkuar përsëri shtyrje të tyre. Ndodhur përpara kësaj situate, ngjan se Komisioni i Venecias ka kuptuar që Qeveria është duke bërë një lojë, për të shtyrë dhe pamundësuar dhënien e Opinionit në mes të Dhjetorit, ashtu siç kishte konfirmuar më parë vetë Presidenti i këtij Organizmi.

Për këtë arsye, Venecia ka përgatitur një agjendë takimesh vetëm me autoritetet që kanë konfirmuar. Gjatë ditës së djeshme dhe sot, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë bisedime (takime) online, sipas kësaj agjende:

Datë 23 Nëntor 2020: 9:30 – Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe 11:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Datë 24 Nëntor 2020: 11:00 – Partia Demokratike e Shqipërisë; 12:15 – Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 14:15 – Përfaqësues të OJF-ve.

Kjo është hera e parë në 30 vite ku Qeveria dhe Kuvendi përpiqen të vonojnë Opinionin e Komisionit të Venecias, duke nxjerrë pengesa për realizimin e procedurës së konsultimit të autoriteteve me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Ky komision, ka pasur gjithnjë konsensus të të gjithë palëve, dhe ka qenë në këto dekada, i pakontestueshëm.

“A janë bërë simulime me sistemin e ri zgjedhor?”- 6 pyetjet e Venecias
Kodi Zgjedhor u ndryshua vetëm pak javë pasi ai ishte miratuar me një marrëveshje të gjerë politike. Ideator i ndryshimit ishte Kryeministri Edi Rama i cili për ta bërë këtë miratoi disa ndryshime kushtetuese që impononin ndryshimin e kodit në një pikë sensitive për rregullat zgjedhorë; formulimin e koalicioneve parazgjedhore. Ekspertët e Venecias kërkojnë nga pala shqiptare argumente nëse janë bërë simulime me sistemin zgjedhor me anë të këtyre ndryshimeve.

“Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit”, organ këshillimor juristësh konstitucionalistë i Këshillit të Europës, i njohur si “Komisioni i Venecias”, ka ndërtuar një skedë pyetjesh për institucionet shqiptare për të kuptuar qëndrimet e tyre për çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye më datë 20 Nëntor, Komisioni i Venecias iu ka dërguar paraprakisht autoriteteve shqiptare edhe 6 pyetje për të cilat pret të diskutojë me to.

“A ka relacion shoqërues për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor, që argumentojnë arsyet dhe impaktin e këtyre ndryshimeve?

-Lidhur me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe ndryshimet e 5 tetorit në Kodin Zgjedhor: Kush u konsultua? Partitë politike, përfshirë ato kryesore jashtëparlamentare, qoftë edhe përmes Këshillit Politik? Shoqëria civile? Ekspertët ligjorë?

A ka pasur një konsultim publik për këto ndryshime? Si u morën parasysh mendimet e shprehura?

-A janë bërë simulime me sistemin e ri zgjedhor (pra, pa koalicione, prag më i ulët)? Cilat ishin rezultatet?

-Cilat janë arsyet për ndryshimet në sistemin zgjedhor – përfshirë futjen e votimit preferencial; të drejtat e veçanta të kandidimit për kryetarë të partive politike; kërkesa për një parti udhëheqëse në listat e përbashkëta?

-Cili është ndikimi i ndryshimit kushtetues në lidhje me caktimin e zonave elektorale?”

Dhe pyetja e fundit është veçanërisht për Presidentin e Republikës. “A konsideroni se është shkelur procedura për rishikimin e Kushtetutës / Kodit Zgjedhor, dhe, pse?” – shtrohet pyetja për Presidentin, i cili e ka rrëzuar Kodin e ndryshuar me anë të një dekreti dhe me argumentimin ligjor përkatës në Kuvendin e Shqipërisë.

Por dekreti i tij u rrëzua me procedurë të përshpejtuar nga mazhoranca socialiste e cila ishte iniciatore dhe votuese e këtyre ndryshimeve duke shkelur mbi një marrëveshje politike të mëparshme me opozitën.

Kodi që rrezikoi negociatat
Mazhoranca socialiste duket e bindur që të shkojë në zgjedhje me kodin e ndryshuar në mënyrë të njëanshme duke shpresuar se ndryshimet do t’i japin asaj përparësi në votimet e 25 prillit. Një opinion i Venecias që pritet merret në mes të Dhjetorit nuk do të ndryshojë asgjë, pasi tashmë kodi ka hyrë në fuqi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën bazuar mbi të.

Për të arritur që të imponojë rregullat e saj në zgjedhjet e reja mazhoranca rrezikoi edhe nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, të cilat ishin më pranë se kurrë këtë vjeshtë. Kryeministri Rama u tregua shurdh dhe madje i sulmoi të gjithë zyrtarët europianë dhe eurodeputetët që i kërkuan të priste Opinionin e Venecias para se të kalonte ndryshimet e kodit.

Ditën që deputetët e tij votuan në Kuvend rrëzimin e dekretit të Metës, ai sulmoi deputetët e PE-së duke i cilësuar të keqinformuar, ose të manipuluar nga marrëdhëniet ndërpartiake me opozitën, ndërkohë që ata i kishin bërë të qartë me anë të një letre publike se ai po shkelte shansin e fundit. Po ashtu komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i kërkoi Ramës që të tregonte maturi dhe të priste opinionin e Venecias para se të votonte dekretin e presidentit. Më herët ai kishte paralajmëruar në Tiranë se ecuria e reformës zgjedhore ishte faktor kyç për vendimin e BE-së për mbledhjen ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat.

Pyetjet e Venecias për institucionet shqiptare:

-A ka relacion shoqërues për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor, që argumentojnë arsyet dhe impaktin e këtyre ndryshimeve?

-Lidhur me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe ndryshimet e 5 tetorit në Kodin Zgjedhor: Kush u konsultua? Partitë politike, përfshirë ato kryesore jashtëparlamentare, qoftë edhe përmes Këshillit Politik? Shoqëria civile? Ekspertët ligjorë?

– A ka pasur një konsultim publik për këto ndryshime? Si u morën parasysh mendimet e shprehura? -A janë bërë simulime me sistemin e ri zgjedhor (pra, pa koalicione, prag më i ulët)?

– Cilat ishin rezultatet? -Cilat janë arsyet për ndryshimet në sistemin zgjedhor – përfshirë futjen e votimit preferencial; të drejtat e veçanta të kandidimit për kryetarë të partive politike; kërkesa për një parti udhëheqëse në listat e përbashkëta?

-Cili është ndikimi i ndryshimit kushtetues në lidhje me caktimin e zonave elektorale?

– (Veçanërisht për Presidentin e Republikës) A konsideroni se është shkelur procedura për rishikimin e Kushtetutës / Kodit Zgjedhor, dhe, pse…

Tags: Komisioni i VeneciasReforma Zgjedhore

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
“Dorëzohet” Trump, pranon fitoren e Biden – i hap rrugë tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë

"Dorëzohet" Trump, pranon fitoren e Biden - i hap rrugë tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In