Bundestagu gjerman ka kërkuar dhe dje miratimin sa më shpejt të Kodit Zgjedhor, të arritur nga marrëveshja e 5 qershorit, si dhe zbatimin në zgjedhje pa asnjë ndryshim. Votat pro në Kuvendin e Shqipërisë shkojnë në 85 deputetë nga 84 që i duhen Ramës për ta miratuar. Ish-kryetari i KQZ Çlirim Gjata flet për MAPO: Ndërhyrjet në Kushtetutë për listat, ndalimi i koalicioneve apo pragu 5% do sillnin përmbysjen e zgjedhores dhe marrëveshjes së arritur
Një nga zërat më të rëndësishëm të Bundestagut Gjerman, deputeti i CDU/CSU Johann Wadephul, ka kërkuar dje miratimin sa më shpejt të Reformës Zgjedhore sipasmarrëveshjes mes forcave kryesore politike në 5 qershorin e këtij viti, pa asnjë ndryshim.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Wadephul thotë se është i keqardhur me zvarritjen e deritanishme, duke kujtuar që zbatimi i saj në zgjedhjet e ardhshme është një nga kushtet kryesore në rrugën e integrimit evropian.
“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”, shprehet Wadephul.
Votat
Duket se ka një presion të shtuar të komunitetit evropian për miratimin sa më shpejt të Reformës Zgjedhore. Deklaratat e Wadephul vijnë në një moment, kur nga ana e mazhorancës shihen shenja tërheqjeje nga miratimi i Reformës Zgjedhore. Pretendimet e mazhorancës janë se nuk ka votat në parlament për ta zhbllokuar situatën, duke drejtuar gishtin nga opozita e re, e cila ka shtuar një varg kërkesash siç janë listat e hapura, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, apo edhe ngritja e pragutelektoral 5% në dëm të partive të vogla.
Fakti që kjo marrëveshje nuk është futur ende në kalendarin e kuvendit,duket se ka shqetësuar jo pak komunitetin ndërkombëtar, i cili ika shpeshtuar deklaratat në adresë të miratimit të Reformës Zgjedhore pa ndryshime. Ndërkohë pretendimet e Ramës, se nuk ka votat për të miratuar Kodin e ri Zgjedhor, pa bërë më parëmarrëveshjen me opozitën brenda parlamentit, janë “hedhur në erë” ku gjashtë deputetë të kësaj opozite deklaruan dje votën pro miratimit të Kodit Zgjedhor në kuvend. Artur Roshi, Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani dhe Suazana Topi plotësojnë numrin prej 85 votash në kuvend, ndërkohë që për miratimin e reformës zgjedhore duhen 84 vota.
Dhe jo vetëm kaq, por Lefter Maliqi, një nga deputetët që kanëdeklaruar votën pro reformës shprehet se numri i votave pro nëparlament mund të arrijë më shumë se 100, duke iu referuar dhe votimeve të mëparshme të disa ligjeve që sipas Maliqit kanëqenë në shkelje të hapur me Kushtetutën.
“U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale, dhe opozita reale është ajo jashtë parlamentit”, tha Maliqi.
Reforma Zgjedhore
Por kërkesat e grupit të deputetëve që udhëhiqet nga Myslim Murrizi, dhe marrja parasysh e kërkesave të tyre për ndryshime në Kushtetutë do të rrëzonin në tërësinë e tij Kodin Zgjedhor të 5 qershorit.
Ish-kryetari i KQZ, Çlirim Gjata, në një prononcim për MAPO shprehet se kjo e gjitha është një lojë e Edi Ramës, së cilës nëse i shkohet deri në fund, sjell dhe përmbysjen e gjithçkaje të arritur deri më tani.
Gjata thotë, detyrimisht ndryshimet kushtetuese do të sillnin cenimin e Reformës Zgjedhore, dhe kjo do të sillte rrëzimin e marrëveshjes.
“Duhet t’ju sqaroj paraprakisht se kjo është një lojë mjerane e Edi Ramës. Meqenëse ai e humbi përpjekjen e tij për të kapur procesin e ardhshëm zgjedhor nga marrëveshja e 5 qershorit, atëherë po përpiqet që nëpërmjet të ashtuquajturve opozitarë në parlament të bëjë presion sikur do të ndryshojë Kushtetutën për sistemin zgjedhor. Ajo që ngrini ju në pyetjen tuaj është shumë e drejtë. Nuk mundet edhe të respektohet marrëveshja me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar duke miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe të ndryshohet Kushtetuta për elementetë sistemit zgjedhor siç po përflitet, sepse këto të dyja e përjashtojnë njëra-tjetrën.
Po u ndryshua Kushtetuta atëherë duhet ndryshuar pothuajse i gjithë Kodi Zgjedhor dhe marrëveshja nuk ka as kuptim e as vlerë. Sepse, nëse vendosen listat e hapura, atëherë duhet ndryshuar Kodi për procedurat e votimit, pasi s`mund të vazhdohet me ato që janë sot. Ose po u ndaluan koalicionet duhet ndryshuar Kodi për regjistrimin në KQZ të subjekteve politike. Po kështu, po u vu pragu 5%, duhet ndryshuar në Kod formula e përllogaritjes së mandateve. E kështu me radhë pa fund. Pra, bie marrëveshja. Në këto kushte nuk mund të jenë të dyja.
Por ju mendoni se ata “opozitarët” e parlamentit nuk i dinë këto?? Apo se këto ndryshime janë në kundërshtim pikërisht me interesin e tyre politik, nuk e kuptojnë?? Absolutisht jo. Problemi qëndron se, kjo është thjesht lojë e Ramës dhe asgjë tjetër. Por marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet, sepse ka një garanci tepër të fuqishme ndërkombëtare, që shkon deri te Sekretari Pompeo dhe Bashkimi Europian”, thotë Gjata.