Aktualitet

Zgjedhjet – Shtyhet deri më 30 prill afati i vlefshmërisë së ID-ve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 26/03/21 |
mapo.al

Shtyhet deri më datë 30 prill afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadojnë para zgjedhjeve parlamentare më 25 Prill.






Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me qëllimin që edhe ata që iu skadon ID, të votojnë.


“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021”, – thuhet në VKM.







Risjellim në vëmendje se kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit, u shtrua nga Partia Demokratike dhe u mbështet më pas nga presidenti Ilir Meta.






1


Etiketa: , ,

Pas