Presidenti i Republikës tashmë ka dekretuar 30 qershorin si ditën në të cilën do të zhvillohen zgjedhejt vendore të vitit 2019. Ndonëse mungojnë 7 muaj nga zhvillimi I tyre, shumëçka mbetet ende e paqartë mbi këtë takim elektoral.
Jo vetëm aleancat zgjedhore, platformat politike, por edhe kandidatët, që në shumë nga 61 bashkitë e vendit mbeten ende për t’u përcaktuar. Megjithatë, kjo vonesë e partive politike, nuk i ka penguar ekspertët e sondazheve për të zhvilluar matjet e elektoratit.
Një prej tyre është edhe anketimi i kryer nga Prof. Dr. Aleksandër Kocani në një prej 61 njësive vendore, atë të Lushnjes; nëpërmjet të cilit ka matur vlersimet për kandidatët e mundshëm për kryetar bashkie. Rezultati i anketitmit: