Aktualitet

Zgjedhorja/ Balla: Keqardhje për PD që nuk vjen në komision







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:37 - 26/10/19 |
ro ot

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e quajti destruktiv vendimin e Partisë Demokratike për të mos u bashkuar me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sipas tij, PD ka dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman. Ky komision drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari dhe nuk njihet prej Opozitës së Bashkuar. Vetë Basha është shprehur një intervistë për Mapo-n se “reforma zgjedhore, duhet të përmbushet me kontributin e të gjitha partive politike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”.


Deklarata e plotë e Taulant Ballës:


Keqardhje për qendrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman. Lidhur me Reformën Zgjedhore, Bundestagu kërkon që “të merret vendim për reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, sigurimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore”. E qartë kristal: vetëm përmes përfshirjes në Komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e kësaj Reforme.



Padyshim është i domosdoshëm konsultimi i të gjithë partive politike, por Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit dhe më pas pa humbur kohë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo.




Etiketa: , ,

Pas