Kuvendi ndryshon formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Burime bëjnë me dije se nga 18 anëtarë, komisioni i Reformës Zgjedhore bëhet me 10 anëtarë.
Anëtarët e PS-së do të jenë Gjiknuri, Gjylameti, Fino, Ferhati dhe Hyseni e ndërsa nga opozita e re do jenë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti. Ndryshimet do të miratohen nesër në seancën plenare. Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS, e ndërsa pritet ‘vëzhguesi’ nga PD.
Afati i këtij Komisioni është deri në datë 28 nëntor, ku përfshihet dhe ndryshimi i sistemit.
Partia Demokratike ka kërkuar që të ketë një vëzhgues në komision.