Ambasadori britanik në Shqipëri, Dunkan Norman ka deklaruar nga Korça, për mediat, se është i zhgjënjyer që reforma Zgjedhore nuk u mbyll me konsensus.
Ai theksoi se Gjykata Kushtetuse luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje dhe se formimi i saj duhet të jetë prioritet.
Gjithashtu, ambasadori i britanik shprehu zhgënjimin nga ndryshimet Kushtetuese që u miratuan në Kuvend.
“Gjykata Kushtetuese luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar aspak. Politikanët sigurisht duhet të punojnë bashkë për zgjedhje të lira.
I zhgënjyer që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus. Gjithashtu jam i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe duhet të jetë prioritet formim i saj”, ka deklaruar diplomati britanik.