OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar me Ivi Kason.
Ndryshe nga tryeza e 25 Shtatorit, takimi i sotëm po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve.
Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin. Në seancën plenare, maxhoranca vendosi të shtyjë afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.
*Agjenda e takimit të sotëm, organizuar nga OSBE