Kryesore

“Zgjedhorja”/ PD i përgjigjet Ramës: Marrëveshja shkon drejt prishjes, nëse do ketë veprime të njëanshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 09/07/20 |
mapo.al

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtëparlamentare, për Reformën Zgjedhore.


Në qëndrimin e opozitës, theksohet se nuk është kundër diskutimit dhe rishikimit të sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues.


Por demokratët e cilësojnë si alibi të kryeministrit Rama, hapjen në këtë kohë të diskutimeve për sistemin zgjedhor, në një kohë që është depozituar për kodifikim drafti final i marrëveshjes politike.


Selia blu është e mendimit se kjo është tentativë për të vonuar dekodifikimin e konsensusit të 5 qershorit, ndërkohë që shton se çdo veprim i njëanshëm do të çonte në prishjen e kësaj dakordësie.


“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakordësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thekson PD.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas