fbpx

Aktualitet

“Zgjedhorja”/ Sinjale pozitive, PD do të ulet në tryezë me PS





               Publikuar në : 21:18 - 17/11/19 |
mapo.al

Partia Demokratike do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore, ku do të diskutohet për financimin e partive politike.


Përfaqësimi i saj, në takimin që mbahet të martën, do të jetë sërish në nivel teknik. Tryeza e së martës vjen pas asaj të zhvilluar nga OSBE-ja në 25 Shtator, ku opozita prezantoi edhe platformën e saj 5-pikëshe. Por edhe pse ata u ulën në tryezë në shtator, palët kanë vazhduar të punojnë të ndara për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.



Gjithsesi rikthimi i dy partive kryesore, në një tryezë të përbashkët shihet si sinjal pozitiv për hartimin e një reforme të dakordësuar.



Etiketa: , , , ,

Pas