KMR

Zgjerimi i BE-së – Quo Vadis?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 30/09/20 |
mapo.al

Cilat janë sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Ballkanit Perendimor dhe në çfarë gjendje janë institucionet e BE-së si akter kyç global në këtë rajon? Si perceptohet si fuqi ndikimi politika e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perendimor? Pesë panelistë nga BE-ja dhe rajoni kërkuan përgjigje për këto pyetje në një diskutim të hapur dhe dinamik që u mbajt online dhe u titullua “Zgjerimi i BE-së – Quo Vadis?” Seanca është pjesë e edicionit të sivjetëm të Forumit Evropian Alpbach në Austri dhe mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ – Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) GmbH në emër të qeverisë gjermane.


Një lajm i mirë për rajonin erdhi nga Brukseli në mars të këtij viti kur Këshilli Evropian vendosi t’i hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kur iu kërkua të komentojë se kur mund të hapen Kapitujt e parë me këto dy shtete dhe se si mund të ndikojë kjo në proceset e integrimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE, Majlinda Begu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, tha “Ballkani Perendimor nuk mund të mbahet në largësi të dorës së zgjatur. Mbajtja e fuqisë së ndikimit të BE-së në nivel të lartë në rajon është një proces politik dhe vetëm të bashkuar BE-ja dhe Ballkani Perendimor mund ta mbajnë agjendën në lëvizje”. Martin Selmayr, Kreu i Përfaqësueses së Komisionit Evropian në Austri, beson se zgjerimi i BE-së ka qenë një sukses shumë i madh historik dhe se do të vazhdojë të jetë i tillë vetëm nëse ka vendosmëri ndaj perspektivës evropiane në të dy anët. “Duhet ta mbajmë premtimin tonë”, thotë ai, por njëkohësisht thekson se “ata që po flirtojnë me fuqitë tjera botërore në mes të krizës së koronës nuk janë seriozë për perspektivën evropiane. Kushti i dytë është sinqeriteti. Nuk është serioze të themi që zgjerimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndodh brenda dy viteve. BE-ja është një komunitet i ligjit, një komunitet i vlerave që janë të lidhura nga sundimi i ligjit”.


Ai thekson se mosmarrëveshjet e pazgjidhura territoriale nuk mund të importohen në BE. “Zgjerimi nuk mund ta dobësojë BE-në, duhet ta fuqizojë atë. Dhe BE-ja duhet vet të punojë për t’u reformuar. Solidariteti që është shfaqur gjatë pandemisë COVID-19 do të vazhdojë. Kualiteti i punës në të dy anët, në vend të afateve kohore, duhet ta përcaktojnë procesin dhe të jenë për të mirën e shteteve që duan t’i bashkohen BE-së”, konkludoi Selmayr.



Bashkëpunim rajonal dhe punë të lidhshmërisë. Të rinjtë e Ballkanit Perendimor duan të komunikojnë dhe të lidhen”, thotë Đuro Blanuša, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor. “Zgjerimi është poashtu një proces i bazuar në vlera. Kemi nevojë për reforma më konkrete dhe fokus në rezultate”, thekson ai.


BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perendimor. Austria avokon fuqishëm për zgjerimin e BE-së – një proces i vështirë për të cilin duhet të diskutohet haptas. Shtetet në rajon duhet ta përforcojnë sundimin e ligjit, ta luftojnë korrupsionin dhe të zbatojnë reforma të mirëfillta. “Duhet t’i tregojmë Ballkanit Perendimor se BE-ja është partner i besueshëm. Ne jemi këtu, dhe është jetike t’i bashkojmë njerëzit dhe të shohim drejt të ardhmës”, thotë Karoline Edtstadler, Ministrja Federale Austriake për BE dhe Kushtetutë.


Modernizimi i mëtejmë ekonomik dhe integrimi më i thellë ekonomik rajonal do ta bëjë rajonin më konkurrues dhe tërheqës për investime. Emir Đikić, Drejtori i Sekretariatit të CEFTA (Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë) beson se “ekonomitë e Ballkanit Perendimor do të përfitonin shumë nga tregu i përbashkët i BE-së. Përshpejtimi i tregtisë me të mira dhe shërbime anembanë rajonit nëpërmjet kostos së reduktuar do ta përmirësojë konkurrencën dhe do të hapë mundësi për investim”. Kjo mund të ndihmojë me adresimin e çështjeve tjera, si zinxhiri i furnizimit, duke e kthyer prodhimin në Evropë dhe tek të rinjtë që po ikin nga rajoni”, konkludoi Đikić.

Kur të vendosë rajoni për të punuar dhe bashkëpunuar, mund të ketë arritje të mëdha. Për shembull, themelimi i “linjave të gjelbërta”, që mundësuan fluksin e shpejtë të të mirave esenciale përmes kufijve tokësorë të Ballkanit Perendimor pas përhapjes së pandemisë, duke filluar me 2,000 kamionë në prill dhe duke vazhduar tani me 13,000 kamionë në ditë, dëshmon se solidariteti dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë rrugëtimin drejt të ardhmës.

GIZ e ka prezantuar një qasje për Ballkanin Perendimor në vitin 2007 të titulluar Fonde të Hapura Rajonale për Evropën Juglindore (ORF), duke mbështetur rajonin në sektorë të ndryshëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Kjo ngjarje u organizua bashkarisht nga dy projekte rajonale për Promovimin e Integrimit në BE dhe Tregtisë së Lirë që ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për nismat dhe organizatat rajonale.

Modernizimi i ekonomive në rajon, fillimi i mbylljes së hendekut të zhvillimit, zbatimi i reformave të nevojshme fundamentale me fokus më të madh në sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike, do të sjellin benefite konkrete për qytetarët, përderisa rajoni është duke përparuar në përpjekjet për integrim në BE.

Bashkëpunimi rajonal ofron mënyra për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për sfida të përgjithshme. Askush nuk mund të humbë dhe të gjithë mund të përfitojnë nga agjenda e rinovuar për bashkëpunim rajonal, e cila do të ndihmojë në reagimin ndaj sfidave që i kemi përpara, posaçërisht në menaxhimin e rikuperimit nga pandemia, duke ndërtuar njëkohësisht të ardhmën.

<
>
GIZ 1 GIZ 2



Pas