Aktualitet

Zgjerimi me 12 milje/ Berisha: Greqia t’i bëjë përmendore Ramës në Athinë



Berisha Rama











Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 21/01/21 |
mapo.al

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit. Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, falenderimi është pak.






Berisha, në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC tha me ironi se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore.


“Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani”, u shpreh Berisha.







Ndërsa, duke folur për ligjin e 12 miljeve detare të miratuar në vitet ’90 i cili u shfuqizua në 2008, Berisha tha se në vitin 2009, pas negociatash dyvjeçare me Greqinë, u arrit marrëveshja detare ku qeveria greke paraqitet me 6 milje ujëra territoriale, kurse qeveria shqiptare me 12 milje.

Lexo edhe :  Berisha e nis konferencën me sulme ndaj Ramës: Sot është një ditë e zezë


Megjithatë, kjo marrëveshje sipas tij, u rrëzua për llogari të një pale të tretë.



Ish-kryeministri Berisha u shpreh po ashtu se nga zgjerimi i Greqisë në Jon, Shqipëria humbet një territor të konsiderueshëm ajëror si dhe triliona euro në depozita nafte dhe gazi natyror.

Kandidimi
Një gjë është e sigurt, Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Por se në çfarë qarku ende nuk dihet. Ish-kryeministri tha se se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.

“Unë do të kandidoj, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së”, tha Sali Berisha.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas