Ka nisur konferenca online nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për situatën dhe masat për përballimin e pandemisë Covid-19.
Kujtojmë se javën e kaluar, mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin nga komiteti. Ai u shpreh se politika arriti të përçajë mjekët në këtë betejë mbarëbotërore.
Komiteti Teknik i Ekspertëve është bërë tashmë me 13 anëtarë. Mësohet se Alban Ylli, Armira Kola, Dhimitër Kraja i shtohen ekipit të ekspertëve.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se sa i përket situatës së pandemisë, masat kufizuese do të vijojnë të njëjta, ndërsa shtoi se nesër do të vijnë 38, 400 doza vaksine nga AstraZeneca.