Aktualitet

Zgjerohet “zona e gjelbër”, ja 14 qytetet ku sot rinisin lëvizjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:43 - 11/05/20 |
mapo.al

Nga dita e sotme, e hënë 11 Maj, shtohen “zonat e gjelbra”.


Kështu lëvizja do të jetë pa kufizime në bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.


Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.



Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të cdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Zona e gjelbër

Qarqet bashkitë që u hapën në 27 prill
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë

18 bashkitë që u hapën në 4 maj
Tropojë
Rrogozhinë
Peqin
Belsh
Cërrik
Gramsh
Ura Vajgurore
Kuçovë
Berat
Poliçan
Skrapar
Devoll
Pustec
Maliq
Mallakastër
Kolonjë
Vlorë
Selenicë

Bashkitë që hapen sot, 11 maj 2020
Lushnje
Patos
Roskovec
Korçë
Has
Kukes
Lezhë
Mirditë
Fushë-Arrëz
Malësi e Madhe
Pukë
Vau Dejes
Kavajë
Vorë

Përjashtim bëjnë 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, që do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

Çfarë lejohet nga 11 maji

-Shtohen 14 zona të gjelbra

-Hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare

-Në zonat e gjelbra shtohet fasha e orarit nga ora 05:00-21:00

-Të riatdhesuarit karantinohen të gjithë në banesat e tyre

Çfarë nuk lejohet ende pas 11 majit

-Blindohen me postblloqe 6 zonat e kuqe

-Nuk lejohen kalimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër

-Nuk lejohen grumbullimet

-Janë të ndaluara aktivitetet sportive e kulturore

-Nuk lejohet transporti publik

-Nuk lejohet hapja e aktiviteteve  që nuk janë të përcaktuara në listën e 11 majit


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas