Një sfidë titanësh deri në ndeshjen e fundit të kampionatit u zhvillua mes Manchester City dhe Liverpool, ku “Citizens” ngritën trofeun me 98 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se “The Red’s”.
Portali i njohur ‘Goal.com’ ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2018/19 në Premier Ligë. Lojtarët e Cityt janë pikërisht ekipi që ka dominuar në këtë formacion me plot 6 futbollistë.
Manchester City: Ederson, Aymeric Laporte, Fernandinho, Bernardo Silva, Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.
Liverpool: Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Andy Robertonson, Sadio Mane.
Chelsea: Eden Hazard.