Aktualitet

Zgjidhet kreu i Prokurorisë Dibër, dy kandidatët për anëtarë të KLP






               Publikuar në : 13:14 - 16/09/19 |
mapo.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur me 8 vota pro kreun e prokurorisë së Dibrës. Rifat Kojku është zgjedhur përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.


Ndërkohë dy kandidatë kanë aplikuar për të zënë vendin e prokurorit Gentian Osmani, i cili u shkarkua nga vettingu



Bëhet fjalë për prokurorët Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami. Esmeralda Cami ishte drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila për shkak të konflikteve të interesit nuk mund të merrte përsipër “Dosjen 184”, për të cilën Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.

Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, kreu i këtij institucioni është shprehur se vetë Cami ka kërkuar të dorë dorëhiqet nga pozicioni si kryeprokurore në Dibër dhe të jetë në garë për anëtare e KLP.


Etiketa: , , , ,

Pas