Aktualitet

Kreu i ri i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu: Detyrë e vështirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 02/03/19 |
ro ot

Bujar Spahiu është zgjedhur kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.  Bujar Spahiu ka marrë 59 vota, Ylli Gurra 26 vota, ndërsa Gramoz Blliku vetëm 2 vota. Bujar Spahiu është kryetar i 10-të i Komunitetit Mysliman






Menjëherë pas zgjedhjes në kryje të KMSH Bujar Spahiu u shpreh se: I lutem zotit të jem i drejtë dhe të ma bëjë këtë detyrë më të lethtë. Ndjehem i nderuar për detyrën e vështirë që kam përpara.


Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës. Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.







Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit, që përfundoi mesditën e së shtunës rreth orës 13:15 (2 mars).




Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH.



Tërheqja e dy kandidatëve

Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha u tërhoq nga gara ditën e zgjedhjeve, për shkak se është në të njëjtën kohë kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Ndërsa vendimi i Bruçaj për tërheqjen e kandidimit nga erdhi të premten, vetëm një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të komunitetit fetar më të madh në vend. Ai tha se u tërhoq nga gara për t’i hapur rrugën teologëve të tjerë.

Votimi

Kreu i ri do zgjidhet me votë të fshehtë të 91 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Nëse kandidanti nuk merr mbi 2/3 e votave të antarëvve të Këshillit të Përgjithshëm, mbahet raund tjetër.

Kandidatët

Ylli Gurra – Myftiu i Tiranës
Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës
Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas