Aktualitet

Zgjidhet ngërçi, transporti publik rikthehet të hënën, gjoba kush nuk mban maskë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 04/07/20 |
mapo.al

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se nëse nuk nisin punën do iu hiqet licenca, pasi nuk mund të mbajnë peng qytetin.


Në marrëveshjen e arritur me Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Transportit është dakordësuar që fatorinot dhe shoferët e autobusëve nuk do të mbajnë më përgjegjësi për respketimin e masave anticovid, ku edhe mund të gjobiteshin në rast të shkeljeve të tyre nga pasagjerët.


Me marrëveshjen e arritur tashmë përgjegjësia është personale dhe çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të ruaj distancën fizike, në të kundërt do të gjobitet. Në protokollin e sigurisë në transportin qytetas dhe rrethqytetas ka ndryshuar edhe pika ku thuhet se operatorët e transportit nuk janë më përgjegjës për mosrespektimin e masave anticovid nga ana e pasagjerëve apo dhe nga ana e stafit, por përgjegjësia është personale.


“Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente”, njofton bashkia.


Çdo pjesëtar stafi dhe pasagjerë është i detyruar të mbajë maska gjatë gjithë udhëtimit dhe të këshillohen të ruajnë distancën.

“Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska. Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit”, thuhet në protokoll.

Gjithashtu mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

Transporti publik ishte parashikuar të hapej më 24 qershor pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore më 23 qershor, por Shoqata e Transportit kundërshtoi duke protestuar se pa iu plotësuar kërkesat që kishin nuk do të nisnin punën.

Kjo ka bërë që kjo shoqatë dhe Bashkia Tiranë të kishte disa përplasje, por që më në fund duket se janë zgjidhur dhe të hënën qytetarët shqiptarë do të mund të përdorin transportin publik brenda rregullave të rrepta për të shmangur rritjen e infektimeve në vend dhe të pajisur me maska, në të kundërt do të gjobiten.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas