Aktualitet

“Zgjidhja nuk do na vijë nga jashtë”/ Basha: Beteja është e jona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:45 - 08/07/19 |
mapo.al

Lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci. Në mesazhin e tij Basha la të kuptohej se nuk do të ketë ndërhyrje nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike kur u shpreh se “shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë“.


“Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona” – tha Basha, i cili vuri në dukje se frymëzimi i tij dhe i shqiptarëve që refuzojnë Edi Ramën dhe duan Shqipërinë si Europa janë


patriotët që shpëtuan kombin tonë, ata që e bënë Shqipërinë të pavarur. Dashuria e pastër për atdheun, vetëdija për të ardhmen e kombit, është shembulli, është frymëzimi për misionin tonë.



“Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët”– u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni i flamurit për të treguar vendosmërinë në betëjën e nisur. “Dhe Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe. Por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!”.



LEXO EDHE:

Basha-socialistëve: Shpëtoni PS-në nga krimi, keni përgjegjësi

2 mesazhet e forta të Bashës: Drejtësi përmes ligjit, largim i Ramës

Kryemadhi: Problemi vjen nga Edi Rama, votimet e vërteta me 13 Tetor


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas