Pika Kufitare e Kapshticës është zhbllokuar pas 4 ditësh që qytetarët prisnin në radhë kilometrike për orë të tëra, për të kaluar në shtetin grek.
Pas marrëveshjes së fundit Shqipëri-Greqi, palët në Kapshticë kanë punuar me sportele maksimale, duke reduktuar në maksimum numrin e personave që prisnin në kufi.
Pas ditësh në pritje, qytetarët janë larguar tashmë në shtetin fqinj.
Mediat bëjnë me dije se për të mos lejuar sërish dyndjen drejt Kapshticës, është ngritur një postbllok policie ne qytetin e Bilishtit që këshillon udhëtarët që drejtohen për në Greqi.