Aktualitet

Zhduken dy vajza në Kosovë, nëna në polici: Dyshoj se ndodhen në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 21/09/21 |
mapo.al

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare denoncimin e bërë nga një nënë në qytetin e Vitisë për zhdukjen e dy vajzave të saj të mitura.






Nëna në deponimin e saj përpara uniformave blu ka deklaruar se vajzat e saj kanë ikur nga shtëpia që prej datës 23 korrik dhe që prej atij momenti ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me to.


Ajo dyshon se vajzat mund të gjenden në Shqipëri duke punuar, pasi sipas saj ato kanë tentuar dhe një herë tjetër për të kaluar kufirin me Shqipërinë.







“Viti/ 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas