Dy të rinj nga Tepelena dhe Përmeti, shokë mes tyre, prej pesë ditësh kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Ata janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, gjë që e bën të vështirë për policinë të bjeri në gjurmët e tyre.
Bëhet fjalë për Sokol Ramën, 32 vjeç, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shokun e tij nga Përmeti, G.H.
Fillimisht, është deklaruar i zhdukur 32-vjeçari Rama, ndërsa dy ditë më vonë ka ardhur denoncimi dhe nga familjarët e të riut tjetër nga Përmeti.
Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë e zonës. Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje.
Sipas policisë, dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.