Aktualitet

Zhduket e mitura në Durrës, nëna: S’di kush po ma mban vajzën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:44 - 24/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një e mitur 12-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh, ndërsa nëna e saj shprehet se ka bërë denoncim, por asnjë shenjë.





Nëna e të miturës thotë se nuk kanë lënë vend pa kërkuar, nga shoqet e shkollës e tek të afërmit, por ende asnjë shenjë për të bijën.


“Unë kam tre vajza dhe 12 vjeçe kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej 1 jave në çdo vend të Durrësit. Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, shprehet nëna e vajzës së zhdukur.




Identiteti i të miturës ende nuk është bërë me dije por nëna e saj shprehet se nuk e di kush po ia mban vajzën, duke hedhur kështu hije dyshimi se dikush e ka rrëmbyer.

Lexo edhe :  "PS po abuzon në Durrës"-Paloka: Kërkon të blejë vota, kam fakte, ne do fitojmë

“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, thotë nëna e të miturës./BW/


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas