Aktualitet

Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari italian, makina u gjet e djegur në Pukë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 17/01/21 |
mapo.al

Prej më shumë se 10 ditësh ish-arbitri italian, Davide Pekoreli është zhdukur në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se makina që kishte marrë me qira ai në Aeroportin e Rinasit u gjet u djegur, ndërkohë që brenda saj kishte disa objekte të Pekorelit dhe materiale për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore.



Ai ka në pronësi një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.


Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Ai kishte marrë me qira në makinë në datën 9 Janar. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.




1





Etiketa: ,

Pas