Aktualitet

Zhduket peshëngritësi në Tokyo para Olimpiadës, policia nis kërkimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 16/07/21 |
mapo.al

Japonia po përballet me një vale të re infektimesh nga COVID-19 teksa në Tokyo ku do të mbahen pas 2 javësh Lojërat Olimpike është shpallur gjendja e emergjencës.






Krahas këtyre problemeve, policia japoneze është njoftuar për humbjen e një sportisti afrikan që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe bëhet fjalë për peshëngritësin ugandez, Julius Ssekitoleko, 21 vjeç.


Sipas raportimeve nga agjencitë aziatike të lajmeve, mësohet se peshëngritësi nuk u paraqit sot në takimin rutinë për t’iu nënshtruar testeve anti-COVID të cilat janë pjesë e rregullave tepër strikte të vendosura nga Japonia.





Gjithashtu, Ssekitoleko nuk ndodhej as në dhomën e tij të hotelit në qytetin e Izumisanos ku është vendosur skuadra olimpike nga Uganda dhe kjo ka bërë që të alarmohet stafi.



Policia japoneze ka nisur kërkimet dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen apo se çfarë mund të ketë ndodhur.



Ekipi i Ugandës ishte ndër të parët që mbërriti në Japoni, më 19 Qershor dhe sapo mbërritën në Tokyo, dy anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me COVID dhe u izoluan nga autoritetet.

1


Etiketa: , ,

Pas