Aktualitet

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, 45 ditë ankthi për familjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 03/12/20 |
mapo.al

Vijon të mbetet misterioze historia e zhdukjes së një vajze shqiptare në Greqi, që prej datës 19 tetor 2020, kur doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.



Artemis Vassilis, u nis për një intervistë pune por prej 45 ditësh, fati i saj nuk dihet.

Sipas Protothema”zhdukja e vajzës po kthehet në një ngjarje misterioze dhe të afërmit e saj janë të bindur që e reja është gjallë dhe po mbahet me forcë diku, kundër vullnetit të saj.


“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa persona kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen e ‘persosur’ për arsyet e saj. Artemis u largua nga shtëpia për një intervistë pune. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis do kalonte tek një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat,” është shprehur avokati i familjes.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Greqi - 33 të vdekur dhe 599 infektime në 24 orët e fundit


1





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas