Sport

Zhdukja e sulmuesit, homazhe dhe kërkime private nga familjarët…

Autoritetet vendosën ndërprerjen e kërkimeve për sulmuesin Emiliano Sala i cili u zhduk sëbashku me pilotin e tij pasi po udhëtonte me avion privat nga Nantes për në Cardiff. Familjarët e tij nuk dorëzohen dhe kanë nisur të mbledhin fonde për të vijuar operacionet në mënyrë private. Ata kanë ende shpresë se futbollisti mund të jetë ende gjallë.


Për të vazhduar kërkimet llogaritet se duhen rreth 10 mijë euro në ditë dhe sipas familjarëve zgjidhja e vetme ishte grumbullimi i fondeve sëbashku me shumë emra të njohur të futbollit që i janë bashkuar kësaj nisme.

Ndërkohë, në Kardif, tifozët zhvilluan homazhe përpara stadiumit, duke vendosur shalle dhe lule në kujtim të 28-vjeçarit, që realizoi ëndrrën e transferimit në Premier Ligën angleze, por nuk arriti të luante asnjë moment me ekipin e ri.

<
>
emiliano-sala emiliano-sala-cardiff-city_xw5wjnvp7rxm1oj9iiblh7cte-1024x576

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas