Kryesore

Zheji: Kujtim Gjuzi na hapi sytë për të parë Edi Ramën e vërtetë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 25/05/19 |
mapo.al

Analisti Artur Zheji, në një koment të publikuar në portalin e tij, 360grade.al, shkruan se u desh të vinte një personazh si Kujtim Gjuzi për të na treguar se si është Edi Rama në të vërtetë.


Zheji, dikur mik i Edi Ramës, thotë se Gjuzi e trajton Ramën ashtu siç është në të vërtetë.


“Aty ku ka dështuar Meta dhe Berisha, ka fituar Kujtim Gjuzi. Kaq e thjeshtë është, dhe kaq e kthjellët. Sepse ai, Gjuzi, e trajton Ramën për atë që ai është në të vërtetë, një aktor interesant dhe një gënjeshtar i vogël (në rini, sepse më vonë u bo “nona” e gënjeshtrës…), ndërsa Meta dhe Berisha, na e kishin pandehur si një virtuoz të madh. Kuptohet këtu, pa llogaritur Partinë Socialiste, Erjon Braçen apo Taulant Ballën dhe të tjerë, që ishin dhe janë në rolet dytësore dhe e kanë si funksion të na mbushin mendjen se kryeministri, është vetëm kryeministër dhe një aktor, që gënjeshtrën e mbiquan “roli” dhe “rolin” e quan pa u skuqur “shtetbërje!”


U deshën kaq vite që Kujtim Gjuzi të diltë në dritë dhe me pak fjalë të thjeshta të shpjegonte mekanizmin e thjeshtë mendor të këtij akrobati apo pehlivani, që paraqitej si i ngatërruar, kompleks dhe i sofistikuar, i këtij kryeministri “aktor kontrabandë”, që nuk del me të drejtë nga skena, kur trilogjia e tij dramatike, apo trilogjia e tij tragji-komike, nuk ka mbaruar akoma.


Bravo Kujtim na hape sytë or burrë! Sepse kush “sheh” te Edi Rama dikë tjetër nga ai lloj tipi që sheh ti, vetëm do gabojë dhe do habitet tërë jetën, se përse gaboi.

Por mekanizmat dialektike nuk mund ta linin për të gjithë jetën dhe pafundësisht, që edhe ne, ashtu si Berisha dhe Meta apo edhe të tjerë, të merrnim seriozisht dhe ta shikonim me gjyslykë magjike të posaçme, këtë krijesë kaq të thjeshtë prej “gallataxhiu”, që me zor e morrën dhe e vunë kryeministër në mënyrë të pabesueshme””.


Etiketa: , , , ,

Pas