Kryesore

Zheji kujton komedinë që ia lavdëronte Rama: Tani je bëre ‘I keqi’




               Publikuar në : 19:34 - 15/03/19 |
mapo.al

Dikur miq, tashmë në pozicione të kundërta. Analisti Artur Zheji jo pak herë i ka kujtuar miqësinë e dikurshme kryeministrit Edi Rama në shkrimet e tij. Këtë gjë bën edhe në shkrimin e radhës, ku i kujton një komedi që e kishte shkruar diku dhe që Rama kishte insistuar që të vihej në skenë.


“Në rininë tonë të hershme, në vitet e fundit të Diktaturës komuniste, kam shkruar një komedi heroike, që nuk e vura dot askurrë në skenë, “Qerosi dhe Mbreti i Gënjeshtrës”, fragmente të së cilës, i lexonim të dy me zë të lartë, sepse na dukej një super përqeshje e mirëshkruar e propagandës së skaduar komuniste të kohës…

Madje kur Rama u bë ministër kulture, duhet t’ia njoh si meritë, më ka lutur si askush që ta vija në skenën e Teatrit Popullor të atyre viteve, duke marrë përsipër një përkujdesje financiare të posaçme, por unë nuk u bëra mbarë asnjëherë dhe jam penduar për këtë. Porse nuk do ta kisha besuar kurrë, se me kalimin e viteve, Rama vetë, shpesh gallataxhi i potershëm dhe shumë i këndshëm në tavolinë, do të shndërrohej në personazhin e “Mbretit të Gënjeshtrës”, që ishte edhe “I Keqi” apo kurorëmbajtësi i të “këqinjve” të këtij vendi të vogël, porse me numrin më të lartë të gjenive për frymë dhe për kilometra katrorë.

Si edhe padyshim, me numrin më të lartë të gënjeshtarëve për çdo 1000 banorë e për çdo kilometër katror. Gënjeshtarë krijues, ndër të cilët, Rama, padyshim doli kampion, për kah ngjyrat dhe kombinimet marramendëse të gënjeshtrave.

Thurje të tillë gënjeshtrash virtuoze, zor se do të kemi në të ardhmen dhe për këtë, ndokush do të psherëtijë për Mjeshtrin e madh mason të gënjeshtrës, që vijon ende ta kemi edhe kryeministër.

Sepse e parë hollë-hollë, ay, i thur gënjeshtrat si ato gratë plot fantazi të heshtur, zadrimore apo korçare, që endin qylymat dhe pëlhurat e tyre të mrekullueshme, duke përdorur fije leshi ngjyra ngjyra, që krijojnë në përfundim, motive laramane, shumëngjyrëshe, porse gjithmonë të leshta,” shkruan Zheji.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. O ADASHI IM DUKE QENE SE JAM ME I MADH SE TY NE MOSHE. PO TI SA EKE NUMRIN PER BANOR. E THEM ME BINDJE SE 100/NDRA ME TEPER MOR GENJESHTAR I KALIBRIT TE PARE

    Përgjigju ↓
Pas