Shqipëria njohu të shtunën një prej ditëve më të trazuara, pasi protesta e opozitës precipitoi menjëherë. Disa prej gazetave më të njohura në botë, përfshi New York Times dhe Washington Post thotë se mijëra njerëz kanë dalë në shesh.
Sipas tyre, protestuesit po hedhin bomba molotov dhe fishekzjarre, kurse policia po u përgjigjet me gaz lotsjellës.
Kurse analisti Artur Zheji në studion e RTV Ora, duke komentuar postimin në Twitter të kryeministrit Edi Rama për protestën, tha:
“Nuk e di nga e shkruan Rama Twitterin? Ku është Rama? Ka ndonjë informacion? Diku në bregdet, në një suitë dhe në një kontakt me 10 celularë. Protesta është një pyetje? Studentëve i tha ejani, popullit pse nuk i thotë ejani?!””