Kryesore

Zheji: Rama ka më shumë roje se Putini! Tupja: Po sikur të vdesë?!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 24/03/19 |
mapo.al

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama lëshon deklarata me kaq shumë nuanca, sa mundësitë e interpretimit janë shumë të mëdha. Analisti Artur Zheji, në një editorial tek portali i tij, 360grade.al, shkruan se nuk duhet t’ia kesh zili seksualitetin Ramës. Për më tepër, Zheji shton se Rama ruhet nga më shumë roje se vetë Vladimir Putin.






“Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive. Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.


Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…







Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.




Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?) Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë. Por kjo është një çështje tjetër…” shkruan Zheji.

Lexo edhe :  Shihni ëndrra me të vdekur? Ja shpjegimi


Kurse pedagogu dhe analisti Edmond Tupja, imagjinon në një shkrim në gazetën Panorama se çfarë mund të ndodhë nëse vdes Rama.

“Shumë kohë më vonë, kur isha pedagog i ri në Universitetin e Tiranës, më rastisi, andej nga viti 1972, t’i shërbeja si përkthyes një gazetari sportiv francez, i cili, në një takim me një ish-partizane dhe pedagoge të filozofisë marksiste-leniniste, e pyeti këtë nëse një ditë në krye të PPSH-së mund të vinte një grua shqiptare, sepse, shtoi ai, “në fund të fundit, një ditë shoku Enver do të vdesë”. O Zot, përgjigjja e pedagoges në fjalë na la, atë dhe mua, pa gojë e pa mend: “Oh, unë nuk mund ta imagjinoj që shoku Enver të vdesë ndonjëherë!”.

Për analogji me shokun Enver Hoxha, si mund të sëmuret zoti Edi Rama, Udhëheqësi apo, në një shqipe më moderne, Lideri (me një “r” dhe jo me dy të tilla, sigurisht) i Partisë Socialiste të Shqipërisë! Si mund të sëmuret e – qoftë larg! – të vdesë ai e ta lërë jetime Partinë e tij të dashur, të çmuar e të shtrenjtë! Kush mund ta pranojë një gjë të tillë! Sikur ai të sëmurej e – larg qoftë! – të pushonte së qeni i pavdekshëm, si do t’i shkonte halli Shqipërisë? Po Kosovës? Po Ballkanit Perëndimor? Po Bashkimit Europian?

A nuk e ka thënë vetë zoti Kryeministër se “Shqipëria ka nevojë për Europën, por dhe Europa ka nevojë për Shqipërinë?””.

Zheji kujton komedinë që ia lavdëronte Rama: Tani je bëre ‘I keqi’

1


Etiketa: , , , , ,

Pas