fbpx

Sport

Zhgënjen Manchester City, fitojnë Arsenal dhe Chelsea (VIDEO)





               Publikuar në : 18:28 - 06/10/19 |
mapo.al

Ndryshe nga Liverpool, Manchester City nuk arrin të mbajë ritmin e fitoreve, duke humbur kështu 0-2 në shtëpi ndaj Wolves. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola regjistroi humbjen e dytë sezonale, ndërkohë që “The Red’s” kanë 8 fitore në 8 ndeshje.

Miqtë siguruan triumfin me dy gola të vonë. Traore ndryshoi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa po vetë ai në minutën e katërt shtesë vulosi fatin e sfidës. Me këtë humbje, Manchester City thellon në tetë pikë diferencën me rivalët direktë të Liverpool që blindon vendin e parë.

Nuk zhgënjyen në sfidat e së dielës në Premier League, Arsenali dhe Chelsea. “Topçinjtë” u mjaftuan me golin e shpejtë të David Luiz për të mundur 1-0 Bournemouth. Ndërkohë, Blutë e Londrës shkatërruan në transfertë 1-4 Southampton.






Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas