fbpx

Aktualitet

“Zhgënjim ekstrem”/ Hahn: Moshapja e negociatave sjell destabilitet





               Publikuar në : 13:40 - 18/10/19 |
mapo.al

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se “udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Përmes një postimi në Twitter, Hahn thekson edhe njëherë se ky nuk është një moment lavdie për BE, ndërsa shkruan se mos hapja e negociatave do të sjellë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.


“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor.



Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.


Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Për të refuzuar njohjen e përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, shkruan Hahn.


Etiketa: ,

Pas