Kronika

‘Zhidru, ish-ushtarak’ – Policia: Vendosi tritol në derën e banesës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 24/09/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i 71-vjeçarit Lefter Zhidru, nga forcat RENEA këtë pasdite në Elbasan.


Burime për mediat, bëjnë me dije se fqinjët e 71-vjeçarit, kanë konfirmuar se ky i fundit ka qenë ish-ushtarak.


Ndërsa Policia, pas ekzekutimit të Zhidros, tha se në banesën e 71-vjeçarit u gjetën; një armë zjarri kallashnikov, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.



Ngjarja përfundoi me eliminimin e Zhidrus, pasi ky i fundit nuk iu bind urdhërit të forcave speciale për t’u dorëzuar, dhe kishte vendosur kallëp tritoli te dera e banesës gati për shpërthim, moment kur po ndërhynte RENEA.


/Mapo.al/


 

LEXO EDHE:

Mapo ndjek nga afër operacionin e RENEA – Me gaz lotsjellës dhe qen, si u ekzekutua Lefter Zhidru

‘Në kushtet e vetëmbrojtjes e vramë’ – Policia reagon pas ekzekutimit të 71-vjeçarit


Etiketa: , , , ,

Pas