Aktualitet

Zhupa i përgjigjet Bashkisë: Kujdeseni vetëm për makiazhin dhe keni harruar hallet e qytetarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 08/09/20 |
mapo.al

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur reagimit të Bashkisë së Tiranës për denoncimin e bërë më herët nga PD në lidhje me familjen Prendi në Kombinat, e cila po jetonte në një barakë druri që pas tërmetit të 21 shatorit të vitit të kaluar.


Bashkia e Tiranës në reagimin e saj shprehej se familja merrte nga institucioni bonus qeraje.


Bashkia Tiranë që kujdeset vetëm për makiazhin e saj as e ka idenë e halleve të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Edhe sot pas denoncimit konkret të problemit të qytetarit Nik Prendi u mjaftua me një faturë poste. Nik Prendi se mohoi kurrë që ka marr atë ndihmë, por ajo shumë nuk mjafton as për ilaçet e dy të moshuarve” , shkruan në statusin e saj Zhupa.



Statusi i Ina Zhupës:


Bashkia Tiranë që kujdeset vetëm për makiazhin e saj as e ka idenë e halleve të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Edhe sot pas denoncimit konkret të problemit të qytetarit Nik Prendi u mjaftua me një faturë poste. Nik Prendi se mohoi kurrë që ka marr atë ndihmë, por ajo shumë nuk mjafton as për ilaçet e dy të moshuarve.
Nik Prendi thotë ka shkuar 50 herë dhe askush nuk i thotë çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij. Kjo mënyrë e dale boje e të bërit propagande me hallet e qytetarëve është që në zanafillë e demontuar përballë halleve konkrete të banorëve, banesat e te cilëve janë të dëmtuara nga tërmeti.
Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo rast abuzimi me projektin e dështuar të rindërtimit, i cili ka në themel të tij abuzimet me fondet dhe taksat e shqiptarëve. Te pangopur me vjedhje dhe nga fatkeqësia, kryekllouni dhe vartësi i tij në bashki nuk bindin dot askënd, madje as oborrin e tyre, se po ndihmojnë qytetarët.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas