Aktualitet

Zhupa publikon dokumentin/ Veliaj jep 450 milionë lekë tendera për shokun e dhëndrit të Fatmir Xhafës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 21/02/20 |
mapo.al

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar të tjera dokumente të cilat tregojnë se si Rilindja i jep tendera njerëzve të saj pa asnjë lloj konkurrimi. Zhupa ka dokumentuar me prova se si Erjon Veliaj i ka dhënë dhënë 450 milionë lekë tendera për shokun e dhëndrit të Fatmir Xhafës.


Ja postimi i Zhupës:



Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqerore! 450 milion leke tendera per shokun e ngushte te drejtorit te Veliajt, krahut te djathte te tij, Ditjon Baboci (dhendri i Fatmir Xhafes)!


Mjafton shoqeria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesine me rrethin shoqeror te Veliajt. Nje denoncim i tille u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf.

Kjo kompani qe denoncojne qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë!

Mjafton nje hulumtim i thjeshte ne rrjetet sociale per te kuptuar qe grupi shoqeror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fuges (drejtor i Rames dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanise) nuk eshte i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i perket nje rrethi shoqeror qe frekuenton edhe Veliaj vete.

Pyetjet qe Veliaj duhet te pergjigjet para qytetareve te Tiranes jane:

  1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tend dhe rrethin tend shoqeror ne marrjen e tenderave te Bashkise Tirane?
  2. Pse tenderat qe fiton Bejleri duken qarte me konkurence fiktive? A kane qene ato te paracaktuara?
  3. A ndan pjese te shumes se tenderave me drejtorin tend apo me ty?

Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas