Aktualitet

Zhupa publikon pamjet: Mashtrimi i Veliajt dhe pastrimi i parave me Eco Tirana





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 20/06/20 |
mapo.al

Ina Zhupa, zëdhënësja e PD, ka publikuar në rrjetet sociale një video me pamjet nga brenda landfillit të Sharrës.


Zhupa shkruan se administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar dhe gjendja e Landfillit është një nga provat që duhet të administrojë SPAK në hetimin e Veliajt në pastrimin e parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a.


“Veliaj ka premtuar një situatë krejt ndryshe nga ajo që është sot në Landfillin e Sharrës, edhe jo vetëm e ka premtuar por ka paguar nga paratë tona dhe ka lidhur një kontratë ku “ECO TIRANA” sh.a merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës.


Pamjet filmike faktojnë që gjëndja e trajtimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës është e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë që rendojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve”, shkruan Zhupa.


Sipas saj, prej 5 vitesh Bashkia Tiranë ka krijuar një zinxhir kompanish si “Eco Tirana” sh.a , “Eco Recycling” sh.a dhe kontraktimi i inceneratorit korruptiv “Integrated Energy BV SPV” që merren me administrimin e mbetjeve.

Në vijim, zëdhënësja e PD shprehet se ky zinxhir kompanish është paguar dhe paguhet shtrenjtë nga qytetarët edhe ka dështuar për të dhënë rezultat.

“Kompania “Eco Tirana” sh.a do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe ricikliklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Veliaj nuk mund të fshihet pas kasetave të gatshme me propagandë! Veliaj duhet të përgjigjet përpara drejtësisë!”, shprehet Zhupa, duke publikuar videon e mëposhtme.


Etiketa: , , , , ,

Pas