Monday, January 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës komuniste, vazhdojnë debatet për procedurat

by mapo.al
14/12/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Në Tiranë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian organizoi një konferencë mbi gjetjen e mijëra personave të zhdukur dhunshëm gjatë diktaturës komuniste, një proces ky, që ende nuk ka nisur në për varret masive, shumica të panjohura.

Ky takim është një tjetër përpjekje për të koordinuar veprimtarinë e disa institucioneve në kërkimin e një numri të konsiderueshëm kundërshtarësh të regjimit komunist, të zhdukur dhe të groposur në varre massive.

Universiteti i Tiranës dhe OSBE mblodhën sot në një konferencë treditore një seri akademikë dhe zyrtarë në një konferencë, ku u kërkuan rrugët e një bashkëpunimi sa më frutdhënës për të mbyllur kalvarin e mundimshëm 30-vjecar të familjarëve që kërkojnë të afërmit e tyre të vrarë dhe të zhdukur në varre masive nga diktatura komuniste.

Gjatë këtyre 3 dekadave të fundit janë ndërmarrë shumë hapa formale në këtë fushë, por ende nuk është nisur një proces ligjor me mirëkuptimin e prokurorisë dhe institucioneve të tjera për zhvarrimet e kundërshtarëve të regjimit komunist, sipas një harte të vendvarrimeve massive dhe sipas një procedure të përpiktë që t’i gjejë dhe t’i respektojë ata.

Luigj Ndou përfaqësues i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, thotë se ky proces është i rëndësishëm për familjet e të zhdukurve dhe për gjithë familjet shqiptare, sepse demokracia nuk mund të ngrihet mbi varre të zbrazura apo varreza të paligjshme nga regjimi komunist, që presin për t’u ndriçohen edhe sot e kësaj dite.

“Ka opinione të ndryshme. Kemi vënë re se ka divergjenca dhe qasje të ndryshme ndaj kësaj çështje, ndaj nevojitet një konsensus, në mënyrë që të bëhen përpjekje të organizuara në mënyrë të mirëfilltë dhe që këto familje të mbyllin historitë e tyre tragjike. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për këto familje, por është po aq e rëndësishme edhe për gjithë shqiptarët në përgjithësi” – thotë zoti Luigj Ndou.

Një nga institucionet e ngarkuara me këtë detyrë ligjore dhe humane është Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i cili po mbledh dëshmi dokumentare dhe gojore nga famijarët e të zhdukurve.

Drejtuesja e institucionit, Genta Sula, thotë se janë shtuar përpjekjet për të siguruar një informacion sa më të saktë mbi vend-ndodhjet e varrezave masive të regjimit komunist, por ndërkohë përditë shtohen të dhënat për persona të vrarë pa gjyq në rrethana nga më të ndryshmet, për të cilat nuk ka të dhëna zyrtare.

“Shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi me bashkitë, i cili ka filluar. Ne u kemi komunikuar atyre hartën e vend-varrimeve dhe presim që ata të marrin hapa konkrete për mostjetërsimin e atyre vendeve derisa të verifikohen dyshimet për varrime të personave në to. Pritet ende edhe plotësimi i kuadrit ligjor me një vendim të këshillit të ministrave, i cili do të mundësojë jo mbivendosje të institucioneve, por secili institucion të bëjë punën e vet, dhe të përcaktohet me ligj kush bën çfarë dhe se si” – thotë zonja Sula

Nga ana tjetër, zoti Ndou thotë se ICMP është i të gatshëm të ndihmojë teknikisht në këtë proces, por nuk mund të zëvendësojë shtetin, qeverisjen qendrore dhe atë vendore.

Baza ligjore është e qëndrueshme, sipas tij, por nevojiten masa bashkërenduese të një serie institucionesh për ta kryer këtë proces sa më parë, sepse ndërkohë që kanë kaluar 3 dekada nga rrëzimi i regjimit komunist janë duke vdekur tashmë edhe pasardhësit e të zhdukurve nga regjimi komunist.

“Ky nuk është një proces që mund të kryhet vetëm nga një institucion, por ka një ndërvarësi institucionale. Vërejmë se ende ka divergjenca në qasje. Kemi një pjesë të prokurorëve duan që këtë çështje ta kalojnë në nivele tekniko- komunale. Qëndrimi jonë është shumë i qartë: Në asnjë vend të botës nuk kemi ndërhyrë në një proces, që nuk është i bazuar në parimet e shtetit të së drejtës. Ne vlerësojmë se roli i prokurorisë është kyç në çdo zhvarrim të varrezave të jashtëligjshme” – thotë zoti Ndou.

Pas Luftës së Dytë Botërore e deri në fillim të viteve 90 Shqipëria përjetoi një diktaturë të ashpër autoritare komuniste, kur iu mor jeta me gjyq dhe pa gjyq një morie mijëra personash kundërshtarë të regjimit, për të cilët ende nuk është gati një listë e saktë emrash dhe as një hartë se ku ata janë varrosur.



JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Kura e fortë kundër reumatizmës, mbipeshës dhe sinozitit

Kura e fortë kundër reumatizmës, mbipeshës dhe sinozitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In